Vizat denohet biznesmeni britanik

Samuel Fongo 40 vjeçar, me origjinë nga Kameruni, u shpall fajtor për konspiracion në përdorimin e aplikimeve fallco për marrjen e lejeve të punësimit për shqiptarë që dëshironin të punonin në Britani.
Në proçesin gjyqësor të zhvilluar në Southëark Croën Court, i pandehuri Fongho, banues në Londër dhe drejtonte një agjenci punësimi ka bërë 68 aplikime për shqiptarë, duke u dhënë atyre mundësinë për të punuar dhe jetuara në Britani, kundrejt një pagesë që shkonte mbi 7 mijë stërlina.
Biznesmeni britanik ishte i bashkëakuzuar me ish-diplomatin Mark Grifith çështja në ngarkim të të cilit u pezullua për mungesë provash.
Mark Grifith akuzohej se kishte shpërdorur qëllimisht detyrën gjatë një periudhe 18 mujore kur ka pas punuar në Ambasadën Britanike në Tiranë gjatë shqyrtimit të aplikimeve për leje punësimi.
Diplomati 45 vjeçar, Mark Griffith pretendohej se kishte lejuar kandidatë të preferuar prej biznesmenit Fongo që t’u shqyrtoheshin aplikimet për viza, ndërkohë që ai punonte si zyrtar i çështjeve të emigracionit pranë Ambasadës Britanike në Tiranë.
Prokuria nisi hetimet pas një kontrolli të brendshëm në Ambasadën Britanike pas një informacioni se një punonjës i Ambasadës abuzonte me detyrën.
Ish diplomati britanik ka shërbyer në Tiranë nga gushti i vitit 2005 deri në maj të 2007-s kur është larguar nga detyra.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika “Veriu si Katalonja”
Zgjidhje për veriun e Kosovës sikurse Katalonia e Spanjës. Ky është propozimi më i fundit i bërë nga shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Prishtinë, Piter Faith në një intervistë për “Observer” të premten. Kosovë, doganat, arrihet marrëveshje
Faktori politik vendor dhe ndërkombëtar kanë arritur një marrëveshje për funksionimin e doganave në pikat 1 dhe 31, në pjesën veriore të Kosovës. Elbasan-Rrogozhinë, aksident, dy të vdekur
Dy të vdekur ka qenë bilanci i një aksidenti rrugor në aksin nacional Elbasan-Rrogozhinë ndodhur pasditen e së shtunës, në fshatin Paulesh të Peqinit. Hetimet, mblidhen dosjet e Konomit
Një dite pas atentatit të tmerrshëm në bulevardin kryesor të Vlorës, që i mori jetën gjykatësit Skerdilajd Konomi, grupi hetimor i kryesuar nga prokurorë të Krimeve të Rënda, kanë administruar të gjitha dosjet e gjykuara prej tij, si dhe ato qe i ndjeri kishte ende ne proces. Lamtumira e gjykatësit Konomi
Percillet me nderime për në banesën e fundit arkivoli me trupin e gjyqtarit të ndjerë Skerdilajd Konomi, i cili mbeti viktimë e një atentati me ekspoziv një ditë më parë në qytetin bregdetar.
Lajmet kryesore
Lamtumira e gjykatësit Konomi
Homazhe në Vlorë, e percjellin mijëra qytetarë e kolegë
Hetimet, mblidhen dosjet e Konomit
Vrasja e gjyqtarit, reagon Kushtetuesja
Elbasan-Rrogozhinë, aksident, dy të vdekur
Mitrovicë, zhbllokohet qarkullimi