E Diel, 1 Nëntor 2026

Salla takim me blegtorët: Mbështetje për rritjen e cilësisë së qumështit dhe luftën kundër informalitetit

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi sot një takim me shoqatën “Blegtorët prodhues të qumështit”, ku u diskutua për nevojat dhe sfidat e sektorit të qumështit, një degë me potencial rritës në vend.

Gjatë takimit u diskutua mbi informalitetin në treg dhe nevojën për masa konkrete për reduktimin e tij.

Ministri Salla theksoi rëndësinë e bashkimit të blegtorëve në grupime si një mekanizëm për rritjen e cilësisë së prodhimit.

Ai bëri të ditur se përmes politikave të qeverisë shqiptare dhe mbështetjes përmes Skemës Kombëtare, do të vijojë përforcimi i këtij sektori jetik për sigurinë ushqimore dhe për mbrojtjen e konsumatorëve.

“Qeveria mbetet e përkushtuar në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të qumështit dhe përmirësimin e standardeve të prodhimit”, u shpreh ministri.

1 nga 7

/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›