"Salt 2" pa Angelinën?

Skenarin për pjesën e dytë të filmit “Salt” sërish e ka shkruar Kurt Wimmer, por Angelina Jolie nuk ishte e kënaqur me tesktin që iu ofrua, andaj edhe refuzoi që të shfaqet në vazhdimin e dytë të filmit, xhirimi i t cilit do të duhej të fillonte gjatë kësaj vere.
Ndryshe, pjesa e parë e filmit arrit një sukses të konsiderueshëm nëpër kinema, para së gjithash pikërisht për shkak të paraqitjes së Jolie në të, kështu që Wimmer tani ka filluar një korrigjim të përshpejtuar të skenarit, me shpresë se varianti i përmirësuar i tij do të pëlqehet edhe nga Angelina Jolie.
"Ajo në fakt nuk dëshiron ta pranojë rolin me të cilin nuk mund të mishërohet aq sa donë. Skenari për pjesën e parë të filmit ishte bindës, por ja që vazhdimi tij nuk i pëlqeu fare”, deklaroi për mediat amerikane një burim i afërt me aktoren.
Filmat "Salt" dhe "The Tourist", të xhiruar në vitin 2010, janë dy filmat e fundit në të cilët Angelina Jolie shfaqet si aktore.