Balkanika për “Njeriun e Vogël”
Libri "Njeriu i vogël", i shkrimtarit maqedonas, Aleksandar Prokopiev, është fitues i çmimit letrar Balkanika.
Përveç tij, në edicionin e 15’të të Balkanika’s në konkurrencë ishin edhe libri "Makinat dhe Histori tjera", i autorit bullgar, Zdravko Evtimov; "Udhëkryqi i Konstandinit", shkrimtarit serb, Dejan Stoiljkovic; "E Kuqja e Demave" i shqiptares Mira Meksi; "Do të Ndodhë Diçka, do ta Shihni", i autorit Hristos Ikonomou, nga Greqia; "Zjarri i Karmës" i autorit rumun, mike Stanesku; dhe vepra "Shtëpia nga Guri", i shkrimtares turke, Asli Erdogan.
Ndryshe, përzgjedhja e librit dhe autorit fitues u bë nga juria ndërkombëtare, e cila vendimin e merr me disa raunde votimi. Venko Andonovski ishte shkrimtari i vetëm maqedonas që - në vitin 2001 - e fitoi këtë çmim deri më tani, me romanin e tij "Kërthiza e Botës".