Çka është Mylo Xyloto?

Megjithatë, grupi i njohur Coldplay albumin e tij të pestë me radhë,”Mylo Xyloto”, i cili është nxjerrë në treg në muajin tetor të vitit të kaluar, e ka emërtuar me këtë emër, që përbëhet nga dy fjalë krejtësisht të pakuptimta. Kjo gjë asokohe anëtarëve të grupit iu duk si një ide interesante.
Mirëpo, këngëtari i grupit, Chis Martin, sot pohon se të gjithë në grup i kanë pishman për këtë vendim, për shkak se vetë emri i albumit shkakton konfuzion tek adhuruesit.
"Nëpër vende të ndryshme të botës njerëzit këtë emër e shqiptojnë në mënyra të llojllojshme, nganjëherë edhe tepër të koklavitura për t’u kuptuar. tani na vjen shumë keq që albumin tonë të fundit e emetuam kësisoj. Në fakt, askush nuk di ta shqiptojë këtë emërtim si duhet, dhe të gjithë pyesin se çfarë do të thotë ai në të vërtetë”, shprehet Martin.
Si pasojë e gjithë kësaj rrëmuje të krijuar me emrin e albumit, Martin pohon se është e mundur që albumi të ribotohet përsëri me një emër të ri.