E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samanta, bashkëpunim me rumunin Alandy

Samanta Karavella, e ka filluar këtë vit me një këngë dashurie që e prezanton për herë të parë në tregun e huaj.
Kënga e saj me titullin “Fallen”, kompozuar nga kompozitori rumun Alandy, jep mesazhin “Dashuro gjithmonë!”. 

“Kënga ime e re "Fallen” është e realizuar nga “DMB Production” dhe krijuar nga Alandy, një kompozitor rumun. Bashkëpunuam për një këngë që të më sillte krejtësisht ndryshe dhe ku të tregoheshin aftësitë e mia vokale'', ka treguar Karavello për mediat shqiptare.   "Kjo këngë është prezantimi im i parë në tregun e huaj dhe uroj të më sjellë sukses. Është realizuar në dy versione dhe shumë shpejt pritet të lançohet versioni extended, që do të luhet në club-et e kryeqytetit. Kënga ka nota optimiste dhe mesazhi që ajo përcjell është: Dashuro gjithmonë”, ka përfunduar këngëtarja. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›