"Big Brother" kthehet në ekrane

Audicionet për lojtarët e rinj të “Big Brother 6” vazhdojnë, ndërkohë këtë vit rregullat e lojës kanë ndryshuar.
Janë përpiluar strategji të reja për të zhvilluar intrigën në ekran këtë vit, që sipas burimeve jozyrtare pritet të fillojë më 26 shkurt në televizionin “Top Channel”.
Ndërkohë që prezantuesja Arbana Osmani sapo ka lënë eksperiencën e të dytit vit të “1001 Pse”, tashmë po përgatitet për këtë edicion të ri të këtij reality show brenda këtij muaji.
Kurioziteti sa vjen dhe shtohet për banorët e përzgjedhur, çiftet që do të hyjnë në garë do të hiqen sikur s’e njohin njëri-tjetrin, ata që do bëhen çift në garë, dhe pabesitë e miqve për të zbuluar sekretin e gjithkujt. Për çdo sekret do të ketë një çmim dhe për lojtarët do të jenë dy çmime të mëdha këtë vit, që janë çmimi i sekretit dhe çmimi i fituesit.
Ndërkohë që aplikimet për të hyrë në “Big Brother” vazhdojnë ende për t’u bërë pjesë e “Big Brother Albania 6” duke aplikuar online në www.top-channel.tv, në linkun e dedikur për Big Brother”, organizarorët kanë tërhequr vëmendjen për kujdes të veçantë, sidomos në plotësimin e formularit ku pyetet për sekretin personal. “Aty duhet të vendosni një sekret konkret dhe jo faktin që e keni një të tillë dhe kaq. Është shumë e rëndësishme për stafin e ‘Big Brother’, sepse ky sekret do të jetë pjesë e rëndësishme e jetës suaj brenda në shtëpi”, sqarohet në web faqen e aplikimeve. /Indeksonline/