Samaras: Gjermanët do ti rimarrin paratë
Juncker e Merkel: Vendimi për Greqinë pas raportit të Trojkës
Gjermanët do ti rimarrin të gjithë paratë, i garantojë personalisht. Kështu ka deklaruar kryeministri grek, Antonis Samaras, në një intervistë për Sueddeutsche Zeitung.
Ndërkohë Presidenti i Eurogrupit Jean- Claude Juncker dhe kancelarja gjermane Angela Merkel thonë se vendimi për ndihmat ndaj Greqisë do të merret vetëm pas publikimit të raportit të trojkës që përfundon misionin e saj në Athinë në fillim të shtatorit. Kreu i Eurogrupit deklaroi për televizionin e Luksemburgut RTL se është në pritje të raportit, por se gjithsesi asnjë vendim nuk do të merret para tetorit.
Deklarata e tij u mbështet nga kancelarja gjermane se nuk do të merret asnjë vendim në takimin e së premtes me kryeministrin grek Samaras, duke shtuar se priten edhe përfundimet e Trojkës. ”Po pregatitem të shkoj në negociatat e kësaj jave me idenë se çdo partner duhet t’i përmbahet angazhimeve të marra; se Gjermania, Frnca dhe të gjitha vendet e tjera do t’i respektojnë këto angazhime. Evropa ka nevojë për besueshmëri në të gjitha çështjet politike.,- theksoi Merkel.
22 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Samaras: Gjermanët do ti rimarrin paratë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip