E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakrat e Norvegjisë, Breivik nis të shkruajë një autobiografi

Gazeta Shqip

Anders Behring Breivik po shkruan një autobiografi, dedikuar jetës së tij dhe organizatës së Kalorësve Templarë, që thotë se i përket. Lajmi është bërë i ditur prej njërit nga avokatët e ekstremistit norvegjez, i akuzuar për vrasjen e 77 personave në Oslo dhe ishullin Utoya. Avokati i tij, Tord Jordet, ka thënë për gazetën Verdens Gang se: “libri do të ketë më shumë informacione nga sa i është thënë deri më tani policisë. Autobiografia e jetës së Breivik pas të 20-ve do të shkruhet në anglisht dhe pritet të jetë gati për botim në fillim të vitit të ardhshëm.

Breivik, i cili përpara gjykatësve është prezantuar si shkrimtar, ka planifikuar të nxjerrë dhe dy vepra të tjera, e para për ideologjinë e tij dhe tjetra për vizionin e tij për të ardhmen. Ekstremisti ksenofob ka shkruar më herët një manifest prej 1.500 faqesh, të përhapur në internet, i cili përmban elemente biografikë, por edhe detaje mbi metodat e përdorura për përgatitjen e sulmeve të kryera në 22 korrik të vitit të kaluar. Të premten e ardhshme pritet që gjykata të japë vendimin për akuzat e ngritura ndaj Breivik. Sipas avokatit të tij, Breivik, është përgatitur të lexojë disakomente pas dhënies së vendimit. 22 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Masakrat e Norvegjisë, Breivik nis të shkruajë një autobiografi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›