E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samaras: Na duhet më shumë kohë për reformat

Kryeministri grek Antonis Samaras ka kërkuar më shumë kohë për të zbatuar shkurtimet e ashpra të shpenzimeve dhe reformat.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane Bild, Samaras tha se Greqisë i duhet një hapësirë për frymëmarrje me qëllim që të ringjallë më shpejt ekonominë dhe të rrisë të ardhurat e shtetit.

Ai i bëri këto komente para bisedimeve të sotme me kreun e eurozonës, Zhan-Klod Xhanker si dhe takimeve të kësaj jave me liderët gjermanë dhe francezë.

Samaras është nën presion për të treguar se Greqia mund të përmbushë angazhimin e saj që brenda dy vjetësh të shkurtojë shpenzimet publike në vlerë prej 11.5 miliardë euro në mënyrë që të kualifikohet për pagesën e ardhshme prej 31.5-miliardë eurosh në muajin shtator.

Moszhbllokimi i fondeve mund ta çojë Greqinë drejt dështimit të larjes së borxheve të saj masive publike.

Udhëheqësit e eurozonës kanë rezistuar deri më tani që të zbusin kushtet e pakos së shpëtimit. (rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›