Idrizi: Çamët në Greqi, shumë shpejt me status minoriteti
Sarandë- Popullsia çame që jeton në Greqi do të marrë statusin e minoritetit. Kjo ka qenë deklarata e kreut të PDIU- së, Shpëtim Idrizi, gjatë fjalës së tij në Festën e Çamërisë të zhvilluar në komunë Markat në Sarandë, ndërsa ka thënë se shumë shpejt të gjithë çamët do të jenë të bashkuar.
“Unë jam i bindur se shumë shpejt ne do të arrijmë që edhe vëllezërit tanë çamë matanë kufirit të kenë statusin e minoritetit, të kenë shkollat shqipe, të flasin shqip, të kenë kryetarë komunash e bashkish shqiptarë çamë. Ne së shpejti do të jemi bashkë në Çamërinë tonë e cila fillon këtu, nga kjo portë, dhe vazhdon deri në Artë, deri në Prevez”,- tha Idrizi.
Më tej ai tha se PDIU- ja do të bëjë të pamundurën për të zhgjidhur çështjen çame, ndërsa ka kërkuar një përfaqësim më të madhë të kësaj force në parlament vitin e ardhshëm.
/IDEA/