E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samaras: Përmbushja e 4 vjeçarit, objektivi bazë i qeverisë

Përmbushja e mandatit 4 vjeçar është objektivi bazë i qeverisë, deklaroi kryeministri grek Antonis Samaras në mbledhjen e parë të kabinetit të ri ministor dhe shtoi se stabiliteti është më i domosdoshëm se kurrë.

Kryeministri grek vuri në dukje se duhen hapa të qëndrueshëm për tu promovuar reformat e domosdoshme. Paralelisht, u angazhua për një koordinim më të mirë në çështjet korrente dhe planizim me thellësi kohe.

Duhet të arrijmë synimet që kemi vënë dhe të realizojmë ndryshimet institucionale, tha më tej kryeministri, me fokus reformën e madhe kushtetuese. Greqia nuk ka kohë për të humbur. Nevojitet të ecim shpejt. Secili ruan idetë e tij, por duhet që ideologjia superiore të jetë shpëtimi i vendit, tha kryeministri.

Duke iu referuar prioriteteve të qeverisë, Samaras tha se duhet të përfundojnë negociatat për këstin e ri të kredisë. Janë bërë shumë,  por ende mbeten gjëra për të bërë, tha kryeministri dhe shtoi se duhet avancuar me përgatitjet për presidencën e BE. Gjithashtu tha se duhet kapur objektivi për suficitin primar, me qëllim që prej vitit të ardhshëm të jetë i mundur lehtësimi i atyre që kanë vuajtur më shumë deri tani.

Kryeministri grek tha se në prioritetet e tij emergjente ndodhen vazhdimisht rimëkëmbja e ekonomisë, luftimi i papunësisë dhe tërheqja e investimeve për shmangien e masave të reja. Samaras nënvizoi se besoj se jemi afër këtyre synimeve. Ai shtoi se objektivi i përhershëm është korrigjimi i padrejtësive të viteve të fundit, mbështetja e shtresave më të dobta dhe këmbëngulja në sigurinë e qytetarit.

Detyrimi i të gjithëve është që tu përgjigjen detyrave të reja, pasi grekët presin shumë, tha sipas burimeve, kryeministri, pasi u larguan kamerat televizive. Sipas tij, qytetarëve nuk u intereson origjina partiake dhe prejardhja e askujt, ajo që ka rëndësi është të përligjni shpresën e grekëve. Samaras shprehu besimin e tij se qeveria mund të ketë sukses, përmbi prioritetet partiake dhe personale, që duhet të kalojnë në plan të dytë.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri dhe ministër i jashtëm Evangelos Venizelos, tha gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave se gjithçka që tha kryeministri e shprehin plotësisht edhe atë vetë, dhe theksoi se qeveria duhet të shfrytëzojë në maksimum pikënisjen e re. Venizelos theksoi nevojën e përmbushjes së katërvjeçarit, për riaktualizimin e marrëveshjes programatike dhe vënien në rrugë të rishikimit të kushtetutës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›