E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kryeministri Samaras, takim për projektin TAP

Kryeministri grek Antonis Samaras do të takohet sot me një përfaqësi të konsorciumit Shah Deniz nga Azerbajxhani, në prag të komunikimit të vendimit për përzgjedhjen e projektit të gazsjellësit që do të ndërtohet për transportimin e gazit natyror në Europë.

Sipas mediave greke të cilat citojnë burime nga ministria e energjisë kanë shprehur optimizëm të përmbajtur lidhur me vendimin e pritshëm.

Qeveria greke mbështet projektin e gazsjellësit TAP, që sipas planizimit do të fillojë në kufirin greko-turk dhe pasi të kalojë nëpër Shqipëri, do të përfundojë në Itali.

Vendimi për përzgjedhjen midis TAP dhe projektit Nabucco, pritet të shpallet deri në fund të muajit.

Javën e kaluar, u mbyll edhe çështja e fundit që kishte mbetur pezull, me nënshkrimin e marrëveshjes së vendit pritës nga Greqia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›