Samaras dhe Holland bisedojnë për Greqinë

Antonis Samaras
Kryeministri grek, Antonis Samaras do të takojë sot në Paris presidentin e Francës, Fransua Holland.
Samaras do të kërkojë më shumë kohë për të zbatuar reformat e dhimbshme, të cilat kushtëzojnë Athinën për qasje të vazhdueshme në paketën e ndihmës, në vlerë prej 240 miliardë eurosh.
Nje dite me pare Samaras ka takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila ka thënë se do që Greqia të mbetet në Eurozonë.
Greqia duhet të zbatojë një sërë masash të ashpra kursimi, për të shpëtuar nga falimentimi dhe për të mbetur në zonën e euros.