Takimi në Korçë, Rama, Ruçit: Mos fol për mediat!

Rama dje pas takimit në Korçë
Kreu socialist dhe deputetë socialistë diskutojnë strategjinë opozitare.
Kreu i Grupit: Është bashkëbisedim weekend-i mes kolegësh.
Ka vijuar edhe dje takimi i Edi Ramës me një grup deputetësh dhe sekretarësh të PS-së në qytetin e Korçës. Gjatë paradites së djeshme, Rama, Ruçi, Xhafaj, Fino, Blushi, Bushati, Tahiri, Beqja, Balla, Veliaj kanë qëndruar në sallën e takimeve të hotel Life Gallery, hoteli më luksoz i qytetit, i ndërtuar që në 1924-n, por i rikonstruktuar vitet e fundit, duke ofruar çdo komoditet. Mësohet se në qendër të axhendës së këtij takimi është strategjia e opozitës në tërësi dhe e Partisë Socialiste më në detaj gjatë vitit elektoral, që nis me fillimin e sezonit parlamentar në fillim të shtatorit.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)