E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet kreu i FARC-ut

Trupat ushtarake në Kolumbi njoftuan se kanë vrarë kreun e një grupi militant të vendit gjatë një sulmi tjetër të madh ndaj militantëve që kanë luftuar betejën më të gjatë në Amerikën Latine.

Zyrtarët thanë se Alfonso Cano, komandanti i Forcës së Armatosur Revolucionare të Kolumbisë (FARC) është vrarë në shtetin Kauka gjatë një operacioni të ushtrisë së vendit.

Një shpërblim prej 5 milionë dollarësh ishte vendosur, kohë më parë, për zënien e liderit të FARC-ut, i cili mori udhëheqjen e këtij grupi në vitin 2008.

FARC, e cila kontrollon pjesë të mëdha të territorit të Kolumbisë vlerësohet të jetë dobësuar pas viteve të operacioneve të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në luftimin e grupit militant.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›