Sami Lushtaku: S’kërkoj falje

Nuk e ka ndërmend të flasë për sharjet që iu bënë. Madje as që do të prononcohet rreth asnjë fjale të vetme që u tha për të, derisa ata që e përgojuan nuk i kërkojnë falje publike. Është ky komenti i vetëm i Jakup Krasniqit, protagonistit të bisedave telefonike të përgjuara nga misioni i EULEX.
E ai që përgjatë bisedës telefonike ishte më fyes sesa protagonistët e tjerë, thotë se nuk e ka në plan t’ja plotësojë dëshirën Kryepartlamentarit Krasniqi. Në një deklaratë për Express Sami Lushtaku, kryetari i Komunës së Skenderajt thotë se aktualisht nuk e ka ndërmend askujt t’i kërkojë falje për asgjë. “Nuk e kam ne plan t’i kërkoj falje askujt. Vlerësoj se nuk ka për çfarë të kërkoj falje. Do ta lëmë këtë far pune të pushojë pak në publik, e pastaj do të shohim se çfarë do të bëhet më tutje”, ka thënë Lushtaku të premten për Express. Gazeta është munduar që gjatë gjithë ditës ta kontaktojë edhe Adem Grabovcin, por diçka e tillë ishte e pamundur./Indeksonline/