E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli: Do të punoja me Ramushin

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, thotë se është shumë i lumtur që do të punojë së bashku me Ramush Haradinajn për të mirën e Kosovës, ndërsa ka theksuar se pjesëmarrja e kreut të AAK-së, vetëm sa do e fuqizojë skenën politike në vend.

”Është një vendim i drejtë, një vendim që është dashur të ndodhë edhe më herët, por thonë se drejtësia gjithmonë vjen, edhe pse vonohet nganjëherë”, ka thënë Pacolli, duke shtuar se pjesëmarrja e kreut të AAK-së vetëm sa do ta fuqizojë skenën politike në vend.

“Sigurisht, unë kam thënë gjithmonë se politika e Kosovës ka nevojë edhe për Ramushin. Sigurisht që po, politika e Kosovës do të fuqizohet”, ka thënë Pacolli, për “Tribuna Shqiptare”.

Kurse Ismet Beqiri nga LDK-ja thotë se lirimi i Haradinajt është një fitore e drejtësisë. Kurse për të qenë Haradinaj kryeministër, sipas Ahmet Isufit, kjo varet edhe nga të tjerët, se a janë të gatshëm të bëjnë marrëveshje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›