Samit pozitiv për Barak Obamën
Presidenti amerikan, Barak Obama, e mbylli samitin e liderëve të Hemisferës Perëndimore në të njëjtën mënyrë siç e filloi: me premtimin se do të transformonte imazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ta shfaqur vendin e vet në rolin e një partneri të sinqertë e të thjeshtë, me vullnet të plotë të dëgjojë zërat e shteteve të tjera. "Në të ardhmen do pres të dëgjoj se sa partnerë të vlefshëm janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës", tha Obama.
Në samitin dyditor të Amerikave, i mbajtur në Trnidad e Tobago, vërejti se jo vetëm kishte ndër mend të përmirësonte imazhin e SHBA në sytë e vendeve miq, por edhe të afronte miq të rinj. Mes liderëve që e pritën më mirë qëndrimin e Barak Obamës, ishte sigurisht lideri i majtë venezuelian, Hugo Çavez, i cili shumë shpejt deklaroi se kishte ndër mend të rikthente ambasadorin e vendit të vet në Uashington. Çavez e përzuri të dërguarin diplomatik amerikan në Karakas shtatorin e vitit të shkuar në shenjë solidariteti me Bolivinë, duke shtyrë Uashingtonin të reagonte në të njëjtën mënyrë. Edhe departamenti amerikan i shtetit pas deklaratës së Çavezit la të kuptohej se kishte ndër mend të kthente ambasadorin në Venezuelë. Mosmarrëveshjet diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Venezuelës shpërthyen shtatorin e vitit të shkuar për shkak të një komploti ndaj Presidentit bolivian, Evo Morales, i cili bëri fajtor Uashingtonin.
Çavez i përkeqësoi ndjeshëm raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë administratës "Bush", duke e akuzuar Uashingtonin se po komplotonte për ta vrarë. Por në shenjë të përmirësimit të raporteve, Presidenti Obama shtrëngoi duart me Çavezin gjatë samitit dhe pranoi një libër dhuratë prej tij. Libri, për të cilin Obama vendosi fillimisht se ishte shkruar nga Çavez, në të vërtetë qe një kopje e "Venat e Hapura të Amerikës Latine: pesë shekuj plaçkitje ndaj këtij kontinenti", autorit spanjoll, Eduardo Galeano.
I pyetur mbi takimin me njeriun që zëvendësoi Xhorxh Bushin në Shtëpinë e Bardhë, Hugo Çavez, tha: "Besoj se qe një moment i mirë. Mendoj se Presidenti Obama është njeri i zgjuar, krahasuar me Presidentin e mëparshëm amerikan". Nuk është ende e qartë nëse dy presidentët kanë rënë dakord për një takim kokë më kokë. Gjatë fjalës në samit, Presidenti Obama u kishte kërkuar liderëve të tjerë të mos fajësonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për problemet e veta.
Në fjalën e vet përpara samitit, Presidenti bolivian, Evo Morales, i kërkoi Obamës të distancohej publikisht nga një komplot për vrasjen e tij, i cili, sipas autoriteteve boliviane, u zbulua javës së shkuar. Sipas analistëve, Morales nuk beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gisht në këtë komplot. Por u tha gazetarëve se nuk kishte parë asnjë ndryshim të qëndrimeve amerikane që kur Presidenti Obama qe ngjitur në pushtet. "Në Bolivi nuk ndihen ndryshimet. Politikat e konspiracioneve vazhdojnë", tha Morales.
Kuba është i vetmi vend i madh i Amerikës Latine i lënë jashtë samitit të Amerikave dhe Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, tha se një samit tjetër pa praninë e vendit komunist do të qe i papranueshëm. Presidenti Morales tha se Kuba gëzonte mbështetjen e gjithë botës për shkak të embargos amerikane dhe shtoi se kishte ardhur çasti që diçka e tillë të merrte fund. Nga ana e vet, Obama tha se qe i gatshëm të pranonte propozimin e bërë nga Presidenti kuban, Raul Kastro, për bisedime të drejtpërdrejta. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë marrëdhënie diplomatike të nivelit të lartë me Kubën që në çastin kur Fidel Kastro udhëhoqi revolucionin komunist në këtë ishull në vitin 1960.