Të krishterët ortodoksë festojnë Pashkët
Besimtarët e krishterë ortodoksë nisën dje festimin e Pashkëve në gjithë Evropën Lindore dhe në Lindjen e Mesme. Mijëra besimtarë u grumbulluan në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem - vendi më i shenjtë për mbarë krishterimin - për ritualin e zjarrit të shenjtë. Besimtarët rusë mbushën katedralen e Moskës ku Patriarku Kirili i Moskës dhe gjithë Rusisë, drejtoi ceremoninë për herë të parë që nga kurorëzimi si numri një i klerit rus. Pashkët shënojnë festën më të shenjtë në kalendarin e krishterë.
Rituali i zjarrit të shenjtë
Qyteti i lashtë i Jerusalemit u mbush nga pelegrinë të besimeve lindore ortodokse, ku përfshihen grekët, koptët, rusët dhe asirianët. Rreth 10 mijë besimtarë u grumbulluan orët e vona të së shtunës në Kishën e Varrit të Shenjtë për të marrë pjesë në ceremoninë e zjarrit të shenjtë. Rreth 30 mijë të tjerë mbeten jashtë ambienteve të kishës nën masa të rrepta sigurie të ndërmarra nga policia izraelite. Sipas ritualit të lashtë, Patriarku grek ortodoks ndez një llambë vaji brenda kishës së zhytur në errësirë. Pas kësaj zjarri përhapet nga besimtarët te qirinjtë e njëri-tjetrit.
Zjarri u çua gjithashtu në Kishën e Lindjes, në qytetin e Bregut Perëndimor të Betlehemit, vendlindja e Jezu Krishtit dhe më pas, përmes avionësh të posaçëm, edhe në Athinë e në qytete të tjera. U transportua në një pikë aq të largët sa ç‘është Rusia, ku Patriark Kirili qe i pari që ndezi qiriun e tij brenda Katedrales së Moskës. Në ceremoni merrte pjesë edhe Presidenti rus, Dimitri Medvedev, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Svetlana, Kryeministri rus, Vladimir Putin, dhe një numër i madh zyrtarësh të tkerë të rangjeve të larta.
Lufta e Gjeorgjisë
Në Gjeorgjinë fqinje, Presidenti Mikhail Sakashvili, i festoi Pashkët në katedralen e Trinisë në qendër të Tbilisit, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy fëmijët. Sakashvilit po i kërkohet së fundmi me shumë ngulm dorëheqja nga ana e opozitës. Protestuesit vendosën të ndërprisnin demonstrimet për hir të festave, por liderët e opozitës premtuan se do të nisnin "fazën përfundimtare të betejës" menjëherë pas përfundimit të Pashkëve. "Është një festë e madhe për gjithë botën ortodokse", tha Presidenti Sakashvili në Katedrale. "Gjeorgjia është një prej kombeve të krishtera më të lashta, po i festojmë Pashkët dhe po i gëzohemi bashkë me gjithë ortodoksët e tjerë në mbarë botën".
Në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit, Papa Shinuda III, drejtoi Meshën e Pashkëve të Koptëve. Kisha e Aleksandrisë së Egjiptit mendohet se numëron 58 milionë besimtarë në gjithë botën.
Ortodoksët grekë, armenë dhe të krishterët e tjerë lindorë i festojnë Pashkët një javë pas katolikëve dhe protestantëve, duke qenë se Kisha Ortodokse i përmbahet një kalendari tjetër.