Samiti BE – Ballkani Perëndimor, Rama pret liderët e BE dhe rajonit mbërrijnë në Tiranë

Nis Samiti i BE-Ballkani Perëndimor, ku liderët e Evropës dhe rajonit mbërrijnë në ambientet e Air Albania ku dhe do të zhvillohet samiti.
Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka mikpritur liderët e Bashkimit Europian, të cilët për herë të parë në historinë e Europës mblidhen së bashku për një samit jashtë kufijve të BE-së, në Shqipëri.
I pari që mbërriti ishte kryeministri i Maqedonisë së veriut Dimitar Kovaçevski dhe komisionari për zgjerim, Oliver Varhelyi.
/rtsh.al/