E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Protesta/ Berisha: Tirana dhe Shqipëria presin uraganin e paparë

Në një kohë që Tirana mirëpret liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor, Kreu demokrat zgjedhur nga procesi i Rithemelimit Sali Berisha do të mbajë protestën kundër qeverisë dhe në mbrojtje të vlerave europiane.

Të hënën, kreu demokrat u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë për mbrojtjen e vlerave europiane që sipas tij janë të rrezikuara dhe kërcënuara nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Berishës, protesta e cila mbahet në të njëjtën ditë me samitin, është rast i artë për t’iu treguar liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor se njeriu që qëndron në samit si përfaqësues i Shqipërisë e ka ngritur pushtetin mbi dhunimin e votës së shqiptarëve. Për Berisha 6-dhjetori shënon uraganin e paparë për Tiranën dhe Shqipërinë.

“Bota sytë tek protesta jonë! Tirana dhe Shqipëria presin me padurim uraganin e paparë! Nderim popullit opozitar”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›