E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Kryeministri Rama takohet me Kaja Kallas në Bruksel

Ditën e sotme në Bruksel mbahet Samiti i BE-Ballkani Perëndimor.

Kryeministri Edi Rama është takuar edhe me zëvendëspresidenten e Komisionit Europian Kaja Kallas. Rama ka ndarë disa foto nga takimi me Kallas.

Më herët kryeministri u takua edhe me presidentin e Këshillit të Europës Antoni Costa.

Samiti synon të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje gjithnjë e më të forta midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›