E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti, BE: Greqia të qëndrojë në eurozonë

Greqia te qendroje ne eurozone, por te vazhdoje permbushjen e premtimeve per reforma. Me kete kerkese Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë përfunduar ditën e tyre të parë të samitit në Bruksel me presidentin e BE-së, Herman Von Rompoi.

Udhëheqësit nga 27 vendet e BE-së u takuan për të vendosur nëse do të vazhdojnë programet shtrënguese ekonomike në BE, nga kriza e tanishme ose të bëjë rritjen ekonomike prioritet.

Mundësia që Greqia mund të largohet nga eurozonë ka shtuar problemet ekonomike të Evropës.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, vazhdon të mbështesë shkurtimet e shpenzimeve dhe masat tjera shtrënguese, kurse presidenti francez, Fransua Holland, kanë bërë thirrje që BE-ja, ta shndërrojë në prioritet agjendën e rritjes ekonomike.

Samiti i Bashkimit Evropian, debate për krizën

Polemika dhe kunderthenie te shumta ne nisje te samitit dy ditor te udhëheqësve te Bashkimit Evropian.

Qendra e debatit eshte nëse vazhdimi i masave të ashpra të kursimit, apo nxitja e rritjes ekonomike janë mënyra më e mirë për të shpëtuar nga kriza aktuale e borxhit.

Presidenti francez, Fransua Holland dhe kryeministri italian Mario Monti kanë bërë thirrje që BE ta shndërrojë në prioritet agjendën e rritjes ekonomike.

Ndërkohë, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel vazhdon të mbështesë shkurtimet e shpenzimeve dhe masat tjera shtrënguese.

Zyrtarët e eurozonës kanë pranuar se ata janë duke studiuar planet rezervë në rast se Greqia e braktis euron.

Banka qendrore e Gjermanisë ka thënë se një ngjarje e tillë, megjithatë do të jetë e e menaxhueshme.

Euro ka rënë sërish në raport me dollarin amerikan, derisa para samitit kanë rënë edhe tregjet e aksioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›