Presidenti, sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve për proçedurat

Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare në Kuvend pritet të mblidhet sot për të vendosur procedurat për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit. Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet sot rreth orës 10:00 ku nën drejtimin e kryetares së Kuvendit pritet të miratohet kalendari i proceduerave parlamentare për zgjedhjen e keut të ri të shtetit.
Në bazë të kushtetutës, kreu i ri i shtetit do të zgjidhet në njërin nga pesë raundet që do të përcaktohen. Në tre raundet e para Kushtetuta kërkon që Presidenti të zgjidhet me 84 vota, pra me një shumicë të cilësuar votash e cila nuk mund të arrihet vetëm nga mazhoranca dhe opozita. Por në rast se këto tre raunde të para dështojnë, atëherë Kushtetuta parashikon dy raunde të tjera në të cilat kreu i ri i shtetit do të zgjidhet me 71 vota.
Ndërkombëtarët janë të qëndrimit se Presidenti i ri duhet të zgjidhet që në raundin e parë, që do të thotë se ai duhet të jetë një figurë konsensuale e cila ka marrë paraprakisht miratimin e pjesës më të madhe të deputetëve në Parlament.