E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti, Konferenca e Kryetarëve diskuton sot për nisjen e procedurave

Konferenca e Kryetareve / Foto arkiv

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve pritet të shqyrtohet nisja e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Mbledhja pritet të nisë rreth orës 10:00, ku nën drejtimin e kryetares Topalli do të miratohet kalendari i procedurave parlamentare për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Kushtetuta parashikon që presidenti i vendit zgjidhet në njërin nga pesë raundet që do të përcaktohen.

Në tre raundet e para, Kushtetuta kërkon që Presidenti të zgjidhet me 84 vota, pra me një shumicë të cilësuar. Por në rast se këto tre raunde të para dështojnë, atëherë Kushtetuta parashikon dy raunde të tjera në të cilat kreu i ri i shtetit do të zgjidhet me 71 vota.

Pavarësisht emrave që qarkullojnë në media si kandidatë të mundshëm për president, as maxhoranca dhe as opozita nuk kanë paraqitur zyrtarisht një emër konkret.

Ndërkombëtarët kanë kërkuar një president konsensual, i cili të zgjidhet që në raundin e parë. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›