Samiti, Berisha niset për në Çikago

Sali Berisha / Foto arkiv
Kryeministri Berisha është nisur sot për në Çikago, ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, i cili mbahet në 20 dhe 21 maj.
Delegacioni shqiptar kryesohet nga kryeministri Berisha, ndërsa në përbërje janë zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Në ditën e parë të punimeve, të cilat do të hapen nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andres Fogh Rassmusen, kryeministri Berisha do të marrë pjesë në sesionin e hapjes së mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC). Gjatë këtij sesioni do të përkujtohen ushtarakët e NATO-s të rënë në krye të detyrës gjatë operacioneve të Aleancës. / G.N.