Spahiu: Populli voton, Rama e Berisha numërojnë, OSBE-ja duartroket

Kreshnik Spahiu / Foto arkiv
Kreu i Aleancës Kuq e Zi ka kritikuar ambasadorin e OSBE-së, Eugen Uollfarth, për qëndrimin e tij në lidhje me numërimin elektronik të votave.
Ambasadori i OSBE-së drejton misionin më të madh në Europë me zyra në të gjithë Shqipërinë dhe ka dështuar për dy vjet pa bërë asnjë hap në reformën zgjedhore. Ambasadori kryen çdo qokë duke përuruar panaire kafesh, birrash, qoftesh dhe mandej në Shqipëri nuk garanton zgjedhje të lira. Ambasadori i OSBE-së duke refuzuar votimin dhe numërimin elektronik ka ruajtur sistemin e vjetër që populli voton,ku Berisha me Ramën numëron dhe OSBE-ja duartroket. Jemi i vetmi vend në Europë me prezencë kaq të madhe të OSBE-së dhe nuk realizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Aktivistë të Aleancës Kuqezi kanë shpërndarë programin e tyre nëpër rrugët e kryeqytetit në kuadër të fushatës Të bëhemi 1 milion kuqezi.
Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, u shpreh se nënshkrimi i kontratës kuqezi me shqiptarët do ti japë fund regjimit politik aktual.
E vetmja mënyrë është të bëhemi 1 milion, që vetë shqiptarët me votë të rrëzojnë regjimin më të korruptuar, më autokratik dhe më të vjetër të Europës,tha Spahiu. / G.N.