E Hënë, 2 Nëntor 2026

Samiti, Trump i dorëzon Putinit letrën e Melanias për fëmijët në Ukrainë e Rusi

Në samitin në Alaskë, Presidenti amerikan, Donald Trump i dorëzoi personalisht presidentit rus, Vladimir Putinit një letër nga bashkëshortja e tij, Melania Trump, ku ngrihej shqetësimi për fëmijët në Ukrainë dhe Rusi.

Zonja e parë, e cila ka lindur në Slloveni, nuk ishte në udhëtim, por zyrtarët thanë se letra e saj përmendte rrëmbimet e fëmijëve gjatë luftës.

Sipas Kievit, të paktën 19,500 fëmijë ukrainas janë deportuar dhe zhvendosur me forcë në Rusi dhe në territoret e pushtuara nga Moska, që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në shkurt 2022.

Çështja është jashtëzakonisht e ndjeshme Ukrainë, ku shumë besojnë se nuk duhet të bëhet asnjë marrëveshje paqeje pa një marrëveshje për kthimin e të gjithë të rrëmbyerve.

Në vitin 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër arresti për Putinin dhe komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, për deportimin e dyshuar të paligjshëm të fëmijëve.

Gjashtë vite pas takimit të tyre të fundit në Anchorage të Alaskës, Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin u takuan për të diskutuar rreth arritjes së një marrëveshjeje paqeje për luftën në Ukrainë. Takimi u mbyll pa një marrëveshje konkrete dhe pa një dakordësi për armëpushim./BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›