E Hënë, 2 Nëntor 2026

Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Ditë historike e Europës në Shqipëri

Shqipëria mikpriti të premten (16 maj) Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian.  Samiti mblodhi në Tiranë kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa nga momentet kryesore nga ky samit duke nisur nga pritja e liderëve europianë në tapetin e kuq dhe firmosja prej tyre e logos së këtij samiti të vendosur në hyrje të sallës ku mbajti punimet ky forum.

“Me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri”, shkruan kryeministri krahas pamjeve.

Tema e takimit në Tiranë, i cili  u mbajt për herë të parë në Ballkanin Perëndimor, ishte “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – aksion i përbashkët“. Përveç shteteve anëtare të BE-së, samitit iu drejtuan edhe zyrtarët më të lartë të shtetit nga Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe Turqia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›