E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulm me dron ndaj një autobusi në Ukrainë, 9 të vdekur

Nëntë persona janë vrarë në një sulm me dron rus ndaj një autobusi civilësh në Ukrainën verilindore, thonë zyrtarët lokalë.

Administrata ushtarake rajonale e Sumy-t tha se katër persona të tjerë u plagosën në qytetin Bilopilia të shtunën në mëngjes, ndërsa autobusi udhëtonte për në kryeqytetin rajonal Sumy, afër kufirit me Rusinë.

Sulmi i raportuar vjen vetëm disa orë pasi Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta për paqe që nga viti 2022.

Kreu rajonal i Sumy-t, Oleh Hryhorov, tha se autobusi u godit nga një dron rus Lancet Ai e përshkroi sulmin si “çnjerëzor”.

Bisedimet e së premtes në Stamboll të Turqisë nuk çuan në ndonjë përparim, pasi Ukraina dhe Rusia mbeten shumë larg njëra-tjetrës për mënyrën e përfundimit të luftës, megjithëse u ra dakord për një shkëmbim të të burgosurve të luftës./BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›