Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama pret Presidentin e Këshillit Europian

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa.
Costa ka ardhur në Shqipëri në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë.
“Kryeministria – Mbërritja e presidentit të Këshillit Europian, António Costa”, shkruan Rama krah videos nga moment i takimit me presidentin e Këshillit Europian.
Pritet që Antonio Costa dhe Edi Rama të mbajnë një konferencë të përbashkët.
47 liderë nga i gjithë kontinenti do të zbarkojnë në kryeqytetin tonë, për takimin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian.
/vizionplus.tv