E Diel, 1 Nëntor 2026

“Yjet e Shqipërisë janë drejt BE”, Rama pas takimit me Antonio Costa: Deri në vitin 2027-të mbyllim negociatat

Kryeministri Edi Rama priti në nja takim ditën e sotme Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, me të cilin mbajti një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit.

Në fjalën etij Rama the se në bisedën me presidentin u ndalën në rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

Ai tha se jo vetëm Shqipëria por i gjithë Ballkani perëndimor duhet të luftojnë fort për tu bërë pjesë e BE-së.

“Presidenti i KE ëhstë përsëri në Tiranë, kjo ëhstë një kënaqësi e veçantë për ne. Edhe personalisht është kënaqësi që të ritakohem me Presidentin, i cili është një mik i dashur edhe shumë i mençur. I dashur Antonio shumë faleminderit! Ne jemi këtu sot pasi presdidenti ka vizituar të gjithë rajonin dhe është ndalur në Tiranë edhe për faktin se nesër do të jetë i pranishëm në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me KE dhe BE për aspektin e procesit tonë të rrugës drejt anëtarësimit që po ecën shumë mirë. Sot Shqipëria është zyrtarisht në tryezën enegociatave me 16 kapituj për hapur, 8 kapitujt e tjerë synojmë t’i hapim brenda vitit. Siç e kam ndarë publikishit plani i përbashkët me Komisionin  Europian është të arrijmë të mbyllim negociatat në vitin 2027. Është një plan ambicioz, por mundësi e jashtëzakonshme për ne pasi janë rreshtuar yjet. BE sot si asnjëherë më parë është shumë i dëshiruar që të rpanojë anëtarë të rinj, por natyrisht bazuar në meritë dhe rezultate. Aspekti tjetër është ecuria në tërësi e rajonit, edhe kjo është e lidhur me arsyen pse BE është e lidhur me gatishmërinë për të pranuar anëtarë të tjerë. Unë dëshiroj të përfitoj nga rasti sot por edhe nesër që ti ftoj të gjithë kolegët e rajonit, miqtë e mi që të mos e humbasin këtë moment që historia na e ka sjellë në derë dhe ta shfrytëzojmë maksimalisht gatishmërinë e BE pa harruar që procesi i zgjerimit mund të shpejtohet në një moment dhe të ngadalësohet për shumë vite. E fundit që dua të theksoj është se më vjen shumë mirë që këtu kemi dhe një mike të shtrenjtë të Shqipërisë, ajo tanimë është skipëtare nga Italia, Frederika Mogerini, që nuk e kuptoj akoma pse nuk ka aplikuar për pasaportën shqiptare, vetëm një justifikim ka që të marrë pasaportën europiane të Shqipërisë”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›