Samiti i NATO në Hagë, liderët diskutojnë 5% të PBB dhe mbështetjen për Ukrainën ndaj Rusisë

Në Hagë po zhvillohet samit i rëndësishëm i NATO-s, ku marrin pjesë 45 krerë shtetesh dhe qeverish nga vendet anëtare dhe partnere të aleancës. Një nga temat kryesore të diskutimit është rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga secili vend anëtar.
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që këto vende të dedikojnë 5% të PBB-së për mbrojtje, në të kundërt SHBA mund të mos garantojë mbrojtjen për ata që shpenzojnë më pak.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se ka hartuar një marrëveshje që synon arritjen e këtyre objektivave. Sipas planit, 3.5% e PBB-së duhet të shkojë për shpenzime ushtarake bazë dhe 1.5% për fusha të sigurisë si infrastruktura dhe siguria kibernetike.
Rutte e quajti këtë hap ambicioz dhe thelbësor për të ardhmen e sigurt të aleancës, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump i cili pritet t’i bashkohet takimit, publikoi një foto nga biseda me Mark Rutte, ku kreu i NATO-s e lavdëronte atë për ndaljen e luftës Izrael –Iran dhe shprehte mirëkuptimin dhe bindjen se aleanca do të arrinte marrëveshjen për shpenzimet prej 5%.
Presidentja e Komisionit europian Ursula von der Lajen shprehu nevojën për rritjen e investimeve për mbrojtjen duke thënë se Rusia do të jetë e aftë të testojë angazhimet e aleancës dhe paralajmëruar NATO duhet të jetë gati për një sulm rus brenda pesë viteve.
Kryeministri britanik Keir Starmer konfirmoi se Mbretëria e Bashkuar do të përmbushë objektivat e rinj. Presidenti francez dhe kancelari gjerman thanë se Europa duhet të riarmatose jo për shkak të kërkesave të jashtme, por për përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Spanja e kundërshtoi nivelin e ri të shpenzimeve, por Rutte sqaroi se as ajo nuk do të përjashtohet nga angazhimi.
Ndërkohë presidenti ukrainas Volodimir Zelensky në fjalën e tij kërkoi më shumë ndihma ushtarake dhe për prodhimin e armeve pasi për t’iu kundërpërgjigjur Rusisë, duke shtuar se Putin nuk ka ndërmend tan dale këtë luftë dhe se Ukraina është mburoja e parë e Europës nga një sulm rus në të ardhmen.
Ky është samiti i parë i NATO-s që mbahet në Holandë që prej themelimit të aleancës në vitin 1949.
Gazetar: Artur Mata
/rtsh.al/