E Hënë, 2 Nëntor 2026

Irani rihap hapësirën ajrore për fluturime ndërkombëtare

Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit njoftoi se hapësira ajrore e vendit është rihapur, pas një nate të mbushur me breshëri raketash të lëshuara nga Irani.

Mbyllja e hapësirës ajrore erdhi si pasojë e disa valëve të sulmeve me raketa iraniane, të cilat ndodhën pak orë përpara se të hynte në fuqi armëpushimi.

Rikthimi i fluturimeve do të ndihmojë dhjetëra mijëra udhëtarë të bllokuar nga anulimet e shumta në të gjithë Lindjen e Mesme, pasi SHBA-të sulmuan Iranin.

Një organizatë që monitoron rreziqet e fluturimeve, paralajmëroi të dielën se sulmet e SHBA-së në uzinat bërthamore të Iranit mund të rrisin kërcënimin për operatorët amerikanë në rajon.

Kjo wshtw konfirmuar dhe nga faqja e internetit të gjurmimit të fluturimeve Flightradar 24.

Mbërritjet dhe nisjet ndërkombëtare tani lejohen për në dhe nga Teherani me leje paraprake, shtoi faqja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›