Samiti i “Open Balkan”, publikohet axhenda

Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të zhvillojnë nesër takimin e radhës në kuadër të “Open Balkan”.
Sipas axhendës së publikuar nga kryeministria, takimi do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.
Në orën 09:05 pritet takimi i Ramës, Zaev dhe Vuçiç, ndërsa në 09:30 nisja e seancës plenare me fjalën hyrëse të Kryeministrit Edi Rama.
Në orën 10:45 do të zhvillohen diskutimet e liderëve për të ardhmen e Agjendës së “Open Balkan” dhe në orën 11:30 ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve.
Në orën 12:00 do të mblidhet Forumi i Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal.
Ndërsa në orën 13:00 parashikohet një konferencë për shtyp.