Mbahet sot në Tiranë samiti “Ballkani i Hapur”

Sot dhe nesër, Tirana do të mirëpresë samitin e radhës të iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”.
Në mbledhjen që do të drejtohet nga kryeministri Rama, do të marrin pjesë dhe dy bashkëpunëtorët e tjerë të iniciativës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri në largim i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Ashtu siç u dakordësua në takimin e fundit të “Open Balkan” në Beograd, në samitin e Tiranës pritet të nënshkruhet memorandumi për njohjen e lejeve të punës.Nëpërmjet këtij memorandumi, çdo qytetar i një prej tre vendeve mund të punojë në secilin nga shtetet e iniciativës, pa pasur nevojën e aplikimit për leje.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të mbërrijnë në Tiranë sot pasdite.
Të martën, takimi do të nisë në orën 09:00 në Pallatin e Brigadave. Ekipeve të tri vendeve do t’i bashkohet dhe Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhely online, si dhe drejtori i CEFTA-s Emir Gjikiq, si dhe Majlinda Bregu si sekretarja e përgjithshme e Këshillit i Bashkëpunimit rajonal.
Darka e mirëseardhje për Vuçiç dhe Zaev, mbahet në Elbasan.Të marten, ku mbahet edhe takimi I liderve, parashikohet të nëshkruhen 5 marrëveshje;
1- Marrëveshja për ndërlidhjen e skemave për identifikimin elektronik të shtetsve të ballkanit perëndimor.
2- Marreveshje mbi kushtet për akses të lire në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor.
3- Marrëveshje mes RSH dhe RS për njohjen e ndërsjelltë të autorizimeve të sigurisë së operatorëve ekonomikë të autorizuar.
4- Marrëveshje mes RSH dghe RMV për njohjen reciproke të operatorëve ekonomikë të autorizuar-autorizimet oër sigurinë dhe mbrojtjen.
5- Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e veterinaries, sigurisë ushqimore dhe ushqimit për kafshët dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
Ndërsa parashikohet që konferenca për shtyp të përmbyllë edhe takimin e liderve të “Ballkanit të hapur” në Tiranë.