E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti i PPE Kryeministri Berisha ne Bruksel

Kryeministri Berisha do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e zgjeruar të Partive Popullore Europiane. Kështu, përmnes një njoftimi për shtyp, zyra e informacionit pranë Kryeministrisë bëri me dije se kreu i ekzkeutivit shqiptar u nis sot për në Bruksel, për të marrë pjesë në punimet e këtij samiti. Në Samit, axhenda e të cilit fokusohet tek përgatitjet për mbledhjen e radhës së Këshillit Evropian, marrin pjesë kryetarë shtetesh dhe kryeministra të vendeve anëtare të BE dhe atyre jo anëtare, kryetarë të partive opozitare në Evropë, anëtarë të Partive Popullore Evropiane, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të Këshillit Evropian Herman Van Rompuy dhe Presidentit të Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso.
Presidenti i PPE-së Wilfried Martens është mikpritësi i Samitit, ndërsa pjesëmarrës në të janë Kancelarja gjermane Angela Merkel, Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa, Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras,etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›