E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i qeverise ndryshon buxheti i 2012

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherazi Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, është emëruar zëvendësministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Gjosha ka zëvendësuar në këtë post  Filloreta Kodra, e cila është emëruar pak kohë më parë ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuar dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.

Gjithashtu, po gjatë kësaj mbledhje qeveria vendosi të ndryshojë buxhetin e  vitit 2012. Ky ndryshim është vetëm në e të ardhurave, pasi statistikat faktojnë të ardhura më pak se parashikimi.
Po kështu, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për shpërblimin e pronarëve, trojet e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale, të kualifikuara për legalizim, i propozuar nga ministri i Punëve Publike dhe Transporti.  Vendimi përcakton shpërblimin e pronarëve të ligjshëm në qarqet e Durrësit, Elbasanit, Fierit, Kukësit, Shkodrës, Tiranës dhe Vlorës, me sipërfaqe prej 61 242 metra katror truall. 
Masa e shpërblimit, e përcaktuar nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave sipas metodikës për vlerësimin e pronës së paluajtshme që kompensohet sipas ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, ka vlerë të përgjithshme 801 132 560 lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›