E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Samiti i Rigës, për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, është një ngjarje historike. Ky samit është historik për vendet e Ballkanit Perëndimor sepse në deklaratën e tij përfundimtar

"Samiti i Rigës, për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, është një ngjarje historike. Ky samit është historik për vendet e Ballkanit Perëndimor sepse në deklaratën e tij përfundimtare, Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia, u deklaruan dhe u vlerësuan si kandidate të mundshme për të marrë ftesën për anëtarësim në NATO, në Samitin e ardhshëm të zgjerimit në vitin 2008.

Samiti i Rigës i shtriu dorën e partneritetit edhe Serbisë, Bosnje-Hecegovinës dhe Malit të Zi. Në këtë Samit, NATO u zotua se është e gatshme të reagojë me shpejtësi ndaj çdo rreziku që kërcënon sigurinë në Kosovë, se do të bashkëpunojë ngushtë me qytetarët e Kosovës, Bashkimin Europian dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë, për konsolidimin e standardeve demokratike të paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe se mbështet plotësisht Presidentin Marti Ahtisari në përpjekjet e tij për të mbyllur çështjen e Statusit, me një projekt të pranueshëm për popullin e Kosovës.

Në deklaratën përfundimtare të Samitit, kryetarët e shteteve dhe qeverive të 26 vendeve anëtare, iu përgjigjën aspiratave dhe përpjekjeve të mëdha të Shqipërisë për integrim në NATO, duke theksuar se; Ne i mirëpresim përpjekjet e Shqipërisë, Kroacisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, për përgatitjet që bëjnë, përgjegjësitë dhe detyrimet e anëtarësimit. Ne vlerësojmë kontributin e tyre në rritje në operacionet ndërkombëtare të paqeruajtjes dhe sigurisë, sikurse edhe përpjekjet e tyre të përbashkëta për bashkëpunim rajonal. Në Samitin e ardhshëm të vitit 2008 – theksohet në deklaratë – Aleanca synon t'u ofrojë ftesën atyre vendeve të cilat përmbushin standardet e NATO-s, të bazuara në performancën e tyre dhe që janë të afta të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik.

Ndërsa në paragrafin në vijim, kryetarët e shteteve dhe qeverive të 26 vendeve anëtare të NATO-s, theksojnë lidhur me Shqipërinë se; Ne kemi mirëpritur realizimin e përmirësuar të zgjedhjeve në korrikun e vitit 2005. Po ashtu, përpjekjet e qëndrueshme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, kanë një rëndësi kritike. Ne inkurajojmë vazhdimësinë e progresit, veçanërisht në reformën e vendosjes së shtetit ligjor dhe reformat e mbrojtjes.

Deklarata e Samitit të Rigës, siç e shikoni, është një mesazh i madh vlerësimi, besimi, shprese, por edhe detyrimesh për Shqipërinë.

Në emër të qeverisë shqiptare, dua të përshëndes me mirënjohje Samitin e Rigës, kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut, për këtë mesazh historik, në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Dua të përshëndes me mirënjohje Presidentin e Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush, që në fjalën e tij deklaroi se Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratën e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Në emër të qeverisë shqiptare, dua të garantoj vendet anëtare të NATO-s se mbetemi të vendosur të bëjmë çdo përpjekje dhe të paguajmë çdo çmim për anëtarësimin sa më të shpejtë në NATO, pra për të merituar ftesën në Samitin e ardhshëm të zgjerimit të NATO-s, si e ardhmja më e sigurt për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në këtë kuadër, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, lufta me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit, konsolidimi i shtetit ligjor, janë dhe do të mbeten përparësitë më madhore të qeverisë që unë kryesoj. Ju bëj thirrje forcave politike të japin të gjithë kontributin e tyre për arritjen e satndardeve të NATO-s, që Shqipëria të meritojë ftesën për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut, në Samitin e ardhshëm të vitit 2008, që do të jetë Samit i zgjerimit të Aleancës. Faleminderit"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›