Samiti i Sllovenise, Pahor takon sot Tadic e Kosor
LUBJANE- Kryeministri slloven Borut Pahor, kryeministrja kroate Jadranka Kosor dhe presidenti serb Boris Tadic pritet të takohen sot në Slloveni për një takim informal në prang të konferencës mbi perspektivën europiane të Ballkanit perëndimor i parashikuar për në datën 20 mars në Brdo, të Sllovenisë. Takimi është informuar dje nëpërmjet një komunikate për shtyp të qeverisë së Lubianës.
“Takimi informale ka për qëllim afrimin e pozicioneve të tre vendeve në prang të konferencës së 20 marsit me titull “Së bashku për në BE- kontributi i Ballkanit perëndimor në të ardhmen e europës.”- lexohet në komunikatën e qeverisë së Pahor, e cila nuk saktëson megjithatë nëse takimet do të jenë bilaterale apo takim i përbashkët.
Takimi do të zhvillohet në qytezën e vogël Ptuj, jo larg kufirit sllovako- kroat.
Konferenca e cila do të mbahet më 20 mars, e organizuar nga Lubjana dhe Zagrebi me mbështetjen e institucioneve europiane, do të mbledhë për herë të parë nga vitet 1990 liderët politikë të të gjithë shteteve të ish Jugosllavëisë dhe të Shqipërisë.
Kryeministri slloven ka konfirmuar se po punon që në takimin e 20 marsit të jenë të pranishëm si presidenti serb Boris Tadic ashtu dhe presidenti kosovar Fatmir Sejdiu. Diplomacia serbe refuzon të paraqitet në takime zyrtare ku Kosova prezantohet si shtet i pavarur, dhe insiston që delegacioni i Prishtinës të prezantohet nga misioni u UNMIK.
Sipas medias Pahor duket se ka gjetur zgjidhjen e kompromisit duke u prezantuar Fatmir Sejdiu si përfaqësues i UNMIK/Kosovë. Për momentin ende nuk kanë mbërritur konfirmimet zyrtare dhe zëdhënësi i ministrisë së jashtme sllovene Milan Balazic nuk mund të konfirmojë prezencën e dy presidentëve, duke shtuar se “janë në vazhdim e sipër tentativat” për të organizuar këtë takim.
(s.g/BalkanWeb)