E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, fillon “Epopeja e UçK-së”

PRISHTINE- Nis sot në Kosovë manifestimi tradicional ”Epopeja e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës”, i cili zgjatë deri më 7 mars. Manifestimi është nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Fillimi i këtij manifestimi shënohet në Prishtinë, nesër ai vazhdon me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz, ndërsa në mbrëmje në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë mbahet Akademia Përkujtimore.Si zakonisht, manifestimi përfundon me “Natën e Zjarreve”, në Prekaz.

Dymbëdhjetë vjet më parë, në Prekaz të Skenderajt, gjatë një sulmi të forcave serbe të sigurimit në këtë fshat, u vranë më shumë se pesëdhjetë anëtarë të familjes së Adem Jasharit, i cili njihet edhe si komandant legjendar i UçK-së.
s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›