E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder, fsheh 34 kg kanabis, pranga 54 vjecarit

SHKODER- Një sasi prej 34 kg këndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar në banesën e një 54 vjecari. Forcat e policisë në Shkodër arrestuan në flagrancë Gjovalin Ashtë. Arrestimi është bërë pas informacioneve në rrugë operative se në banesën e tij mund të fshihej drogë. Droga u gjet e paketuar në 4 thasë dhe e fshehur në ambientet e brendshme të banesës. Gjovalin Ashta do të përballet me akuzën e prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›