E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Samiti në Selanik, Rama ndan momente nga darka e punës! Takime me Scholz, Charles Michel dhe Vuçiç

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Greqi ku po merr pjesë në samitin e Selenikut. Liderët e 12 shteteve  kanë zhvilluar një darkë pune, ku kryeministri Rama ka ndarë disa momente nga bisedat e zhvilluara me kancelarin gjerman Scholz, kreun e KiE, Charles Michel, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin serb Vuçiç.

“Në darkën e punës me pjesëmarrësit në Samitin e SEECP (procesi i bashkëpunimit të Europës Juglindore)”, ka shkruar Rama.

Në samit marrin pjesë 12 shtete Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Rumania, Rumania, Serbia dhe Turqia, për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

Më herët kryeministri Rama dha një intervistë për RTSH, ku tha se Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur nuk janë dy nisma konkurruese ndaj njëra-tjetrës, por dy nisma komplementare mes tyre, ku njëra është në nivel parimor dhe tjetra në nivel zbatues.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›