E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Xhaçka takohet me Ministren e Jashtme të Sllovenisë: Mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në BE

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet në Selanik të Greqisë, ka zhvilluar sot një takim me homologen sllovene, Tanja Fajon.

Në një postim në Facebook, ku ka publikuar një foto nga takimi, Xhaçka shkruan se Fajon është një mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Fillim i mbarë i ditës me Zv.Kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon, një mike dhe mbështetëse e fortë e integrimit  të Shqipërisë në BE. Mirënjohje për përpjekjen e saj të palodhshme dhe optimizmin për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Sllovenisë”, shkruan Ministrja.

Takimi mes tyre u zhvillua pak para ministerialit të SEECP që mbahet sot në Selanik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›