E Shtunë, 31 Tetor 2026

SampP zhvlereson Italine


Pas SHBA-së erdhi radha e Italisë. Agjencia e vlerësimit të kreditimit, Standard & Poor’s  zhvlerësoi Italinë në A nga A+, me arsyetimin se rritja ekonomike e ngadaltë dhe pasiguria politike në Romë kanë ndikuar në stabilitetin financiar të vendit.

Në vendimin e marrë në orët e vona të së hënës, S&P thotë se zhvlerësimi i Italisë është pasojë e ekonomisë së dobët të vendit dhe paaftësisë së qeverisë për të zbatuar politikat e duhura monetare për të stabilizuar financat dhe borxhin publik. Këtu sipas S&P ka ndikuar edhe koalicioni i dobët qeverisës.

Zhvlerësimi ka ardhur megjithë planin e qeverisë së Berluskonit për reduktimin e borxhit brenda 2013-s dhe në një Kriza FinanciareObama: Plani, jo luftë klasash Obama: Ja plani për borxhin dhe ekonominë FMN rrit presionin ndaj Greqisë moment aspak të favorshëm për eurozonën, që në samitin e Polonisë kërkoi ndërmarrjen e masave shtrënguese shtesë për përmirësimin e bilancit për vendet me deficit.

Zhvlerësimi i Italisë, ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës, pas Gjermanisë dhe Francës pritet të reflektohet në bursat botërore në ditët në vazhdim, ku sërish “tërmetin” parashikohet ta ndjejë Greqia e cila rrezikon falimentin.

Agjensia e uli kredibilitetin e Italise pavaresisht faktit qe parlamenti atje aprovoi pak dite me pare një paketë kursimesh prej 54 miliardë eurosh. Standard and Poor`s dyshon nëse programi do të vihet vertet në jetë, dhe perpos kesaj, e konsideron iniciativen te pamjaftueshme.

Frika e nje infektimi te Eurozones tani rrezikon te shtrihet. Italia ka nivelin e dyte me te larte te borxhit ne Europe dhe kostoja e tij ka ardhur ne rritje keto javet e fundit teksa kreditoret jane gjithmone e me nervoze persa i takon aftesise se saj per te shlyer huate. Ne shenimin e agjensise, nenvizohet se ulja e ratinbg-ut mbi borxhin i detyrohet dhe situates se brishte politike ne vend. Qeveria italiane reagoi duke thene se zhvleresimi eshte diktuar me shume nga rrefenjat mediatike sesa nga realiteti ekonomik. 

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Fushë-Krujë, tentojnë të arratisen nga burgu 4 të dënuar
Izolohen në dhoma të vecanta
Pronat, problemet më të mëdha janë burokratike
Mitrovicë, shpërthime të fuqishme
“SHISH, njerëz të lidhur me krimin?”
“Piramidat”, 10% e aseteve pa shitur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›