E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veshtiresite per shtetin palestinez


Presidenti palestinez, Mahmud Abaz pret kohë të vështira për popullin e tij në vazhdën e përpjekjeve për të fituar njohjen e Palestinës në OKB.

Nuk do të jetë e lehtë për ne, ka thënë ai për AFP, ndërsa e bëri të qartë se hapi i parë që do të hedhë do të jetë kërkesa për anëtarësi të plotë në Kombet e Bashkuara, të cilën do t’ia paraqesë direkt Këshillit të Sigurimit, në vend që t’i drejtohet Asamblesë së OKB-së për një status më modest.

Nga ky moment, e deri sa të mbaj fjalimin tim, kemi vetëm një shans; të shkojmë Lindja e MesmeTentativa për të 'ndalur' palestinezëtAP kërkesë për njohje në OKBObama kundër një shteti palestinez në Këshillin e Sigurimit, nuk ka rrugë tjetër. Më vonë, edhe mund të ulemi e të diskutojmë. Në organin më të lartë të OKB-së për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë, presidenti palestinez vështirë se do të shohë fryte konkrete të iniciativës së tij, aq më tepër që Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se do të përdorin veton e tyre për të bllokuar këtë tentativë.

Zëvendës/ministri i Jashtëm izraelit, Danny Ayalon nga ana tjetër pretendon se liderët palestinezë po u dredhojnë përgjegjësive që kanë më së pari kundrejt njerëzve të vet. Një deklaratë e njëanshme pavarësie nga ana e tyre, apo cdo vendim i OKB-së do të jetë praktikisht votë për mosmarrëveshje dhe konflikt përballë përpjekjeve për bashkëpunim dhe pajtim, i tha ai shërbimit të BBC World.

Numri dy i diplomacisë izraelite, nuk e konsideron serioz votimin edhe për faktin se prononcimi i Asamblesë është i një natyre deklarative dhe pa mandat.

Rëndësinë e vërtetë e ka vota e Këshillit të Sigurimit dhe atje, iniciativa palestineze nuk kalon, u shpreh ai me bindje të plotë.

Një sondazh opinioni i BBC-së tregon se në 19 vende të botës, numri i njerëzve që e mbështesin njohjen e Palestinës në OKB si shtet si pavarur, është më i madh se i atyre që e kundërshtojnë.

Palestinezët pretendojnë njohje ndërkombëtare të shtetit të tyre në bazë të kufijve të 1967-s, ku përfshihet Bregu Perëndimor, Jeruzalemi Lindor dhe Rripi i Gazës.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Fushë-Krujë, tentojnë të arratisen nga burgu 4 të dënuar
Izolohen në dhoma të vecanta
Pronat, problemet më të mëdha janë burokratike
Mitrovicë, shpërthime të fuqishme
“SHISH, njerëz të lidhur me krimin?”
“Piramidat”, 10% e aseteve pa shitur

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›