E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samsung prezanton laptopin e ri Series 9

Samsung ka prezantuar laptopin Series 9, që është tani në dispozicion për $1.399. 

Laptopi me ekran 13.3-inç është mundësuar nga një procesor Intel Core i7 2GHz, 4GB RAM dhe 128GB SSD memorie. Ai ka një ekran HD të plotë me rezolucion 1920 x 1080 pikselë, kartë grafike Intel Graphics HD 4000 dhe një uebkamer 1,3-megapikselë.

Nga ana e softuereve, Series 9 është mundësuar nga Windows 8, edhe pse ai nuk përfiton nga i gjithë kapaciteti i tij, pasi nuk ka ekran me prekje.

Me këtë çmim, është një konkurrent shumë më serioz i MacBook Air të Apple, i cili ofron më shumë memorie, por një procesor më të ngadaltë dhe rezolucion më të ulët të ekranit për të njëjtin çmim.

(er.nu/krokodili/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›