Përdoruesit e drogës, Boçi: Mbi 30% e tyre me Hepatit C
TIRANE - Përdorimi i drogës në vendin tonë po kthehet në një problem shumë serioz. Sipas të dhënave të repartit të toksikologjisë, vihet re se ka një rritje 3 deri në katër herë më tepër. Sipas të dhënave të pavijonit të toksikologjisë në QSUT, për vitin që lamë pas kishte mbi 400 raste të reja që kanë kërkuar ndihmë në lidhje me drogën për herë të parë, ndërsa gjatë një viti janë rreth 2500 persona që i drejtohen këtij reparti. Ndërkohë që edhe numri i personave që e marrin drogën me injektim, sipas të dhënave të shoqatës “STOP AIDS” po vjen në rritje, sipas kësaj shoqate janë më shumë se 7 mijë persona.
Një tjetër problem që ngre Arian Boçi, përfaqësues i kësaj shoqate, është edhe rritja e shkallës së Hepatitit C në këtë kategori, ku sipas tij, janë me Hepatiti C rreth 30% e përdoruesve të drogës. E njëjta gjë konfirmohet edhe nga të dhënat e repartit të toksikologjisë, të cilët tregojnë se rreth 33% e personave që paraqiten në këtë repart vuajnë nga Hepatiti C. Sipas Boçit, pozitive për këtë kategori është fakti se në këtë kategori ende nuk ka persona HIV pozitiv. Por gjendja mund të vijë dhe të përkeqësohet për arsye sepse një ndër financuesit më të mëdhenj në vendin tonë sidomos për përdoruesit e drogës, “Global Faund” do të ndërpresë financimet në mars të vitit që vjen. “Ka një shpërthim të Hepatitit C te përdoruesit intravenoz.
Ky fenomen do të ketë pasoja të rënda në shoqëri, por edhe pasoja ekonomike, pasi kurat janë tepër të shtrenjta dhe nuk ofrohen nëpër spitale”, -theksoi Arian Boci. Sipas drejtuesve të Qendrës së Trajtimit me Metadon, problemet me përdoruesit e drogës veç Tiranës ku është numri më i madh i përdoruesve, kanë edhe qytetet e tjera të mëdha siç janë kryesisht Durrësi, Vlora, Fieri, Korça etj. Sipas kësaj qendre, vitin e fundit është rritur numri i përdoruesve të drogës që duan të futen në terapinë e Metadonit, por ka mungesë fondesh. Sipas statistikave të kësaj qendre, mosha e përdoruesve të drogës që kërkojnë të futen në terapinë me Metadon është e re, kryesisht 22-35 vjeç.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)