E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samuel L. Jackson: Votova për Obamën vetëm pse është zezak

Share

Aktori i njohur Samuel L. Jackson ka pranuar se është mbështetës i Barack Obama-s vetëm për shkak të racës. Në një intervistë për revistën Ebony, aktori i nominuar për çmimin Oscar, tha se vendimi për votën e tij nuk kishte lidhje me besimin e tij politik.

Votova për Obamën sepse është i zi. Kjo është arsyeja pse njerëzit votojnë për dikë, sepse duket si ata, tha Jackson.

Në një intervistë të mbushur me fjalë të pista dhe epitete që nuk pranohen për njerëzit me ngjyrë, Jackson tha se kjo është politika amerikane. Sa për përdorimin e fjalës zezak, ai tha se atë fjalë e përdornin në shtëpi gjithmonë. I njoh politikanët. Ata thonë k… kur bie fjala për tu zgjedhur. Kur bie fjala për një zezak, ata nuk do e kishin zgjedhur kurrë atë. Pse? Sepse një zezak është i frikshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›